Një autobus i linjës Tiranë-Delvinë me targë DL 3225 A është përfshirë nga flakët në fshatin Kras të Tepelenës.
Shkak i zjarrit sipas policisë është bërë një defekt elektrik. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.
Drejtuesi i autobusit ka zbritur të gjithë pasagjerët kur ka vënë re defektin. Më pas autobusi është djegur plotësisht.











