Policia e Kavajës ka arrestuar 28-vjeçarin Klodian Lila, i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me një të mitur.
Sipas burimeve të policsë lokale, mësohet se në datën 7 korrik, Lila kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën R. Zh., 13 vjeçe nga Kavaja.
Materialet në ngarkim të shtetasit Klodjan Lila do i kalojnë Prokurorisë së rrethit të Kavajës për hetimet e mëtejshme.












