Vetëm pak orë pas CAS ka vendosur tri pikë për Shqipërinë në gjykimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi që u ndërpre në Beograd, këngëtarja nga Kosova, Linda Morina ka publikuar këngën e saj për këtë ngjarje.
Me tekst naiv dhe muzikë të thjeshtë ajo ka ndërtuar një këngë që zgjat afërisht 3 minuta.
Linda Morina është e njohur për këngët e saj që i kushtohen figurave të ndryshme politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Para pak muajsh ajo publikoi një këngë për Edi Ramën.












