Në aeroportin më të madh të Frances, Charles de Gol bagazhet e disa linjave kanë mbetur në aeroport ndërkohë që avionet me pronarët e bagazheve kanë fluturuar në destinacionet e tyre.
I bie të fillosh pushimet në mënyrën më të keqe të mundshme. Pa bagazhe.
Një difekt teknik në shkallët që trasnportojnë çantat ka bërë që avionët të ikin pa marrë objektet e udhëtarëve.
2 orë ka zgjatur difekti dhe në këtë kohë kanë mbetur pa bagazhet e tyre 4000 udhëtarë. Pasagjerët duhet të gjejnë vetë zgjedhjen derisa agjencitë e udhëtimit dhe linjat ajrore tu çojnë bagazhet.
Ne aeroportin e Parisit levizin në vit rreth 62 milione udhëtarë, dhe është i dyti në Europë pas Heathroët në Britaninë e Madhe.











