Persona të armatosur po mbajnë peng 10 persona, sipas agjencisë së lajmeve AFP, në një market në Francë . Tre persona që kanë hyrë në marketin “Primark” në Villeneuve-la-Garenne, në verilindje të kryeqytetit, thonë burimet.
“Rreth orës 6.30, dy apo tre persona të armatosur kanë shkuar në marketin “Primark” ku fillimisht u mendua për një grabitje me armë”, thonë burime të policisë.
Të njëjtat burime thotë se mungonin 10 persona të stafit, por që nuk është konfirmuar ende nëse janë marrë peng.












