Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin nga Suedia të Baftjar Brukaj, i dyshuari për vendosjen e tritolit në farmacinë e babit të Saimir Tahirit.
Pas kërkesës zyrtare dërguar autoritetet suedeze për ekstradim tashmë pritet nëse do të miratohet apo jo kërkesa për ekstradimin e Brukës.
Baftjar Bruka u largua nga Shqipëria pak ditë pas ngjarjes duke u arrestuar më pas në veri të Evropës në Suedi. Ai u arrestua më 26 qershor nga policia sudeze pasi verifikuan se shqiptari rezultonte të ishte në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë.












