Në një qendër tregtare në Paris u morën peng 18 persona, nga tre persona të armatosur.
Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur lirimi i pengjeve nga pengmarrësit, të ciliët kishin hyrë në qendrën tregtare për të grabitur.
Dyshimet e para për pengmarrjen ishin për një sulm të mundshëm terrorist duke qenë se në qendër erdhën forcat speciale që u morën me vrasjet në revistën satirike “Charlie Hebdo”. Autorët janë ende në kërkim, ndërsa dyshohet se njëri prej grabitësve ishte punonjës i qendrës tregtare.












