Rreth 180.000 emigrantë shqiptarë janë kthyer në shtëpi gjatë pesë viteve të fundit, teksa kushtet në Greqi janë përkeqësuar. Shumë të tjerë priten të kthehen si rrjedhojë e krizës në Greqi.
Punëtorët emigrantë u dërgojnë remitanca familjeve në shtëpi në vlerë prej 6 për qind të GDP-së në Shqipëri, apo rreth 400 milion dollarë.
Banka Botërore ka theksuar se presioni ekonomik dhe financiar në Greqi përbën një kërcënim shtesë ndaj rritjes në Shqipëri.
Shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte në 18 për qind në qershor, por mund të rritet ndjeshëm pasi emigrantët të kthehen nga Greqia.











