• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Negociatat për pajisjen e përgjimit, përmenden 3 ministra por qeveria mohon përfshirjen

admin by admin
13 July, 2015
in Global Image
0
Negociatat për pajisjen e përgjimit, përmenden 3 ministra por qeveria mohon përfshirjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare mohon që të ketë qenë pjesë e negociatave të bëra nga një drejtori e Shërbimit Informativ Shtetëror për blerjen e një programi për të përgjuar komunikimet me celular, përfshirë ato me WhatsApp, Viber, Facebook apo Skype.
Burime zyrtare të qeverisë thanë për Televizionin Klan se në dijeni të tyre, as SHISH nuk ishte përfshirë në negociata. Por disa e-maile që kanë shkëmbyer përfaqësues të kompanisë Hacking Team që ofronte pajisjen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë të kundërtën. Në e-mailet e siguruara nga Wikileaks, Emad Shahata, një prej negociatorëve kryesore me shqiptarët, u komunikon kolegëve të tij emrat e të paktën 3 ministrave të qeverisë Rama.
Më 6 shkurt të vitit 2014, në orën 17.23 minuta, në një e-mail dërguar kolegëve të tij Daniele Milan, Marco Bettini dhe Stefania Iannelli, ai shkruan:
“I dashur Daniel, në vizitën e fundit që bëmë në Shqipëri, ku folëm për produktin tonë, doja të të informoja se mora një mesazh nga personi në e-mail, i cili më informon se Ministri i Transporteve, të cilin e takuam, kërkon të na takojë sërish për t’u takuar me Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli”.
Në e-mail, përfaqësuesit e kompanisë ngatërrojnë emrin e Ministrit të Brendshëm me atë të Presidentit të Republikës, i cili e ka mbajtur më herët këtë post.
Nga informacionet që jepen nga ky e-mail duket që të tre ministrat kanë qenë në dijeni. Megjithëse roli i tyre nuk është provuar.
Kontaktet, përfaqësuesit e kompanisë Hacking Team i kane nisur me Ermal Dautajn. Roli i tij nuk është ende i qartë. Ai nuk është punonjësi i Shërbimit Informativ. Në një e –mail të datës 22 tetor të vitit 2013, Emad Shehata e njofton atë për programin e ri, Galileo, që mundëson përgjimet e aplikacioneve të komunikimit në celularët smartphone. Shkëmbimi i e –maileve mes tyre për të rakoduar një takim me zyrtarët shqiptarë vijon edhe në shkurt të vitit 2014.
Pjesë e komunikimit bëhen edhe dy punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Më 22 tetor të vitit 2013 në orën 12.38, Altin Hoxha, i shkruan Emad Shehatës.
“I Dashur Emad Shehata. Faleminderit për e-mailin dhe prezantimin e programit. Ky sistem është realisht ai që ne po kërkojmë në këtë moment për ta përmirësuar teknologjinë tonë. Në jemi të interesuar për të vazhduar kontaktet, por këtë vit jemi në fund të buxhetit dhe nuk janë parashikuar shpenzime të tjera që të na mundësojnë vizitën në zyrat tuaja. Nuk mund të vijmë tani shpejt”.
E-mailet provojnë se ata kane patur edhe komunikim telefonik. Ergys Ligaci, një tjetër punonjës në drejtorinë e përgjimeve në SHISH, më 12 dhjetor të vitit 2013, në orën 15.14 minuta i shkruan Emad Shehatës se parimisht është dakord për të parë programin.
Nga e-mailet e shkëmbyera kuptohet se përfaqësues të kompanisë Hacking Team kanë patur tre takime me konktaktet e tyre. Takimet janë zhvilluar në Dubai, Pragë dhe Tiranë.
TV Klan mësoi se pajisja nuk është blerë. Në vitin 2013 ajo u refuzua për mungesë buxheti, sic pranohej edhe nga Altin Hoxha. E provon këtë edhe një e-mail i Daniele Milan, përfaqësues Hacking Team, i cili më 28 tetor të vitit 2013 i shkruan kolegut të tij David Vincenzetti:
“Përshëndetje David. Mundësia për në Shqipëri, e prezantuar nga Emad, nuk është dërgesë, por provë. Klienti nuk ka buxhet për këtë vit”.
Pajisja nuk u ble përfundimisht po për shkak të mungesës së buxhetit edhe pse negociatat vijuan edhe kete vit.
Ajo që mbetet e paqartë është se kush i udhëhoqi bisedimet dhe roli i secilit nga dy punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ai i Ermal Dautajt. I paqartë mbetet edhe roli 3 ministrave të qeverisë, të cilët ende nuk kanë dhënë komente.

(TV Klan)

Previous Post

FOTO/ Zbulohet tuneli i arratisjes së bosit të drogës në Meksikë

Next Post

Shërbimi sekret: Marrim lejen e Prokurorit të Përgjithshëm për blerje përgjuesish

admin

admin

Next Post
Shërbimi sekret: Marrim lejen e Prokurorit të Përgjithshëm për blerje përgjuesish

Shërbimi sekret: Marrim lejen e Prokurorit të Përgjithshëm për blerje përgjuesish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.