Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë si dhe i ka kërkuar kryeministrit ti japë vërejtje deri në largim nga detyra Prefektes së Vlorës, Etjona Hoxha.
Bujar Leskaj ka kërkuar gjithashtu deri largimin nga detyra të tre nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës, Arben Beqiraj, Ilir Banushi dhe Ardian Musta, një drejtori dhe dy specialistë të bashkisë.
Sipas KLSH gjatë procedurës kontratës koncesionare janë konstatuar shkelje ndërkohë që nëse zbatohet kjo kontratë do të ketë efekt negative në financat e Bashkisë së Vlorës
“Impakti negativ do të jetë rreth 218,3milionë letë të rinj. Subjekti privat përfiton me të padrejtë 184.4 milionë lekë.”- thuhet në njoftimin e KLSH. Më tej ky institucion rekomandon kryeministrin të japë vërejtje me paralajmërim deri në largim nga detyra për prefektin e Vlorës.
Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën në qershor 2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH.
Por iInstitucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy Vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, konfirmuar nga Sekretari i Përgjitshëm i Prefekturës Vlorë.
Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”.
Për këtë shkelje, KLSH i ka kërkuar Prefektit të Qarkut Vlorë fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil” të Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës D.H.
Gjithashtu, KLSH i ka rekomanduar Kryeministrit të vendit fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga detyra”, për Prefektin e Qarkut Vlorë E.H.











