Kryeministri rumun Viktor Ponta akuzohet për korrupsion pas një hetimi të gjatë që është zhvilluar ndaj tij, thonë prokurorët.
Ai përballet me akuza për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash që datojnë që kur ai ishte një avokat para se të bëhej kryeministër në vitin 2012, thotë agjencia anti-korrupsion e vendit.
Disa nga pasuria e tij janë konfiskuar në pritje të rezultatit të hetimit, agjencia shtoi.
Kryeministri Ponta mohon çdo akuzë.
Vetë ai dha dorëheqjen si kryetar i partisë qeverisëse Social Demokratike të dielën, duke thënë se kishte nevojë për kohë që të përgadiste mbrojtjen e tij, por do të vazhdojë të përmbushë detyrat si kryeministër.
Ai është akuzuar për marrjen e rreth 55,000 € nga një aleat politik dhe deputet.
Kryeministri Ponta u kthye në punë të enjten pas një qëndrim të gjatë mbi një muaj në Turqi për një operacion në gju.
Kur agjencia ADN filloi hetimin z Ponta disa javë më parë, Presidenti Klaus Iohannis bëri thirrje menjëherë që Ponta të japë dorëheqjen, sipas BBC-së.
Ai refuzoi, dhe opozita ka dështuar të heqë imunitetin e tij parlamentar për shkak të shumicës Social Demokrate dhe mbështetësit e tyre në parlament.
Tani hetuesit besojnë se kanë prova të mjaftueshme për të akuzuar zyrtarisht kryeministrin.
Qindra zyrtarë të lartë janë dënuar për mashtrim në vitet e fundit. Por shumë prej tyre thonë se janë bërë shënjestër për motive politike.











