Nën Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland nuk ka përfshirë në axhendën e saj kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Ajo është takuar në Tiranë me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe liderin opozitës, Basha. Ndryshe nga vizita më e fundit, kur ajo takoi edhe kryetarin e Parlamentit, kësaj here nuk është përsëritur axhenda.

Në foto: Meta me Nuland në vizitën e saj para një viti në Tiranë
Po ashtu Nuland ka takuar edhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë ato për të drejtat e njeriut dhe diversitetit.











