Takimi Rama – Schulz mund të quhet edhe takimi për drejtësinë . “Me Schulz biseduam për sfidat që ka vendi, ky kryesfida është reforma në drejtësi dhe këtë kryesfidë do ta kalojmë në vjeshtë” , tha Rama.
Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, theksoi rolin pozitiv që luan Shqipëria në rajon dhe roli i kryeministrit në këtë fushë. Shulz njohu edhe meritën e Tiranës e cila po i qëndron influencave ruse në rajon. “Kryeministri dhe Shqipëria janë në një linjë me BE në marrëdhëniet me Rusinë”, tha ai.
Në vijimi tha se Kryeministri më tregoi këtë ndertëse të mrekullueshme dhe më tregoi se e vlerëson shumë artin. Ai është njeri artist”, tha Shulcz.











