Policia e Fierit ka arrestuar një adoleshent me iniciale L.G, 15 vjeç me akuzën e abuzimit seksual me një të mitur.
Sipas burimeve të policisë së Fierit, në komisariat janë paraqitur prindërit e një të mituri me iniciale M.F ,7 vjeç , sipas të cilëve , fëmija e tyre është abuzuzar seksualisht. Menjëhërë policia e Fierit ka ngritur grupin hetimor të përbërë nga mjeku ligjor, psikologu dhe eksperti kriminalist për hetimin e kësaj ngjarje. Ndërsa i riu i akuzuar, lindur dhe banues në Fier po mbahet në rajon nga policia për t’u marrë në pyetje.












