“Më mirë të dalë syri se sa nami”.
Kjo shprehje popullore nuk ka kuptim kur vjen puna për LSI-në…, së cilës për ditë e më shumë i del nami se njerëzit e përzgjedhur të saj, për drejtimin e institucioneve, biles edhe shoferët, “mendjen e kanë”, për pak korrupsion.
Përgjithësimi mund të jetë i gabuar, por faktet na lejojnë “të abuzojmë” pak…
Rasti më i fundit në Lushnjë, bie fjala…
Dy të arrestuarit, drejtuesi i ZVRPP-së dhe shoferi i tij, janë “përzgjedhje” e LSI-së, të cilët nuk kishin më larg se nga mesi i dhjetorit të vitit 2014, në këto pozicione… Kohë e mjaftueshme për tu “afirmuar” për pak korrupsion (të dyshuar).
Biles, Aurel Tiranishti, shoferi i Elvis Bajazitit, regjistruesit të ZVRPP-së së Lushnjës, nuk e fsheh afeksionin dhe dëshirën e madhe për ti shërbyer LSI-së, sikurse fotoja bashkëngjitur, ku ai ka qenë një nga komisionarët e kësaj partie, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015… dhe që postimin e kësaj fotoje e shoqëron me shënimin “në detyrë për LSI”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …












