Donald Trump, miliarderi amerikan, njëkohësisht edhe kandidat për Shtëpinë e Bardhë, ka marrë një kërcënim në Tëitter nga El Chapo, bosi i kartelit meksikan të drogës. Kërcënimi ka ardhur pas mesazhit që Trump ka lëshuar duke denoncuar El Chapo-n dhe kartelet e drogës që përdorin kufijtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa kontroll, si të ishin fshesë me korent, duke hedhur drogë dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara. Reagimi i El Kapos ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se po t binte në dorë do ta bënte të gëlltiste çdo fjalë.
Ndërkohë autoritetet meksikane kanë vendosur një shpërblim prej 4 milion dollarësh.











