Ky sezon është edhe më i vështirë për tregtarët me shumicë në Divjakë krahasuar me sezonet e kaluara.
Tregtarët nga Kukësi, Laçi, Shkodra, Korça besuan se në Divjakë do të bënin tregti të leverdisshme.
Por, vendasit kërkojne fitimet e tyre, duke mos e lëshuar mallin nën koston e prodhimit. Sipas tyre, sezoni i fruta-perimeve është në pikun e tij, por ata nuk bien dakort me çmimet me tregtarët. Vendasit thonë se farërat-plehërat -nafta kanë arritur nivelet më të larta të çmimeve.











