Gjykata e Korçës la në burg 54 vjeçarin, Abaz Isaj, i akuzuar për vrasjen e bariut në malin e Gramozit. Pasi pranoi krimin, gjykata vendosi masën e arrestit ashtu siç e kërkoi Prokuroria. Abaz Isaj akuzohet për vrasjen e bariut 26 vjeçar Mario Laho, mes të cilëve ka pasur konflikt të mëparshëm për një kullotë.












