Në një deklaratë për media, nënëkryetari i partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të kodit zgjedhor. Edi Paloka ka publikuar një dokument ku kryeministri Rama ka ndërruar qendrën e votimit pesë ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, qendra e votimit të z. Rama është shpallur më 11 maj 2015 në shkollën Pjetër Budi, ndërsa pesë ditë para zgjedhjeve, më 17 qershor 2015 ka ndryshuar qendrën e votimit në Surrel, gjë që sipas nënkryetarit të PD-së bie në kundërshtim me kodin zgjedhor.
Edi Paloka quajti kryeministrin Rama si shkelësin e parë të zgjedhjeve të 21 qershorit.












