Një video e publikuar në Youtube nga terroristët islamikë të ISIS, e titulluar “Ne jemi kalifati islam – kasida”, përmban një mesazh sipas të cilit Serbia është vendi i parë objektiv i terroristëve islamikë i përcaktuar si qendra e Ballkanit, e cila duhet fituar e para, e ndjekur më pas nga vendet e tjera duke përfshirë edhe Bosnja Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Në këtë video, ekstremistët, në këngën e tyre, përmendin çdo shtet të Ballkanit perëndimor. I gjithë videomesazhi që po kërcënon Ballkanin, përmban këngë fetare dhe laike.
Sipas tyre, pas pushtimit të Serbisë, plani është për pushtimin e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe në këtë mënyrë ata pretendojnë të përhapin sundimit e tyre në të gjithë Ballkanin.
Mesazhi për të gjitha vendet e Ballkanit në këtë poemë
“Gëzohuni, Ballkan,
jeni më afër ditëve më të mira,
ju vijnë muslimanë,
ne jemi një kalifat islamik”.
“Gëzohuni, o Serbia,
ju do të jeni pjesë e Islamit
edhe në qoftë se nuk jeni dakord,
ne jemi një kalifat islamik”,
thuhet në vargun e parë e cila i referohet Serbisë.
Pas Serbisë, vargjet e këngës janë kushtuar për Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë.












