• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dyshja Rama – Meta vodhën 150 milionë dollarët e investimeve dhe kompensimeve

admin by admin
15 July, 2015
in Politika
0
Dyshja Rama – Meta vodhën 150 milionë dollarët e investimeve dhe kompensimeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i saj Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion në të gjitha nivelet  qeverisjes. Sipas Bashës, kryeministri Rama ka urdhëruar rishikimin e buxhetit për të hequr invsetimet e qytetarëve për shkak të vjedhjes dhe kontrabandës në dogana.  Basha vuri theksin tek 3 sfidat me të cilat do të përballet opozita: krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

lulzim basha_copy_2
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar
 
“Pas denoncimeve tona të përsëritura dhe ngulmuese për rënien në  pikatë të të ardhurave në dogana dhe tatime, për evazionin dhe kontrabandën rekord sidomos në artikujt e akcizës, si duhani dhe nafta, Ministri i Financave, Cani, pranoi këtë javë gjendjen e patolerueshme dhe dështimin e madh të kësaj qeverie në drejtimin dhe menaxhimin e këtyre dy sektorëve kyçë, që janë burimet  kryesore  të të ardhurave për buxhetin e shtetit.
Kur hajdutët dhe hajdutet me çizme firmato janë sulur babëzisht në dogana dhe tatime, kur qeveria abuzon dhe dështon në shkallën më të lartë në dogana dhe tatime, çfarë pritet tjetër, çfarë mbetet tjetër për tu thënë për nivelin e korrupsionit. Me gjithë propagandën e dyshes që po i del boja me shpejtësi e vërteta ka dalë në shesh. E kanë marrë vesh i madh e i vogël, raportohet periodikisht në raportet e partnerëve tanë strategjikë si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin për Shqipërinë ku thuhet e zezë mbi të bardhë se korrupsioni është përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Pa i hequr asnjë gram përgjegjësisë që ka ministri i financave dhe çdo zyrtar  tjetër që ka mbyllur sytë para të keqes, ne e dimë shumë mirë kush është përgjegjësi numër një, e dimë shumë mirë kush e ka ndërtuar instrumentin që ka prodhuar vjedhjen dhe kontrabandën masive në dogana dhe tatime: ky është kryeministri  Edi Rama.
Ndaj, në emër të interesit publik e pyes përsëri publikisht kryeministrin: Ku kanë shkuar 150 milionë dollarët  e munguar në dogana dhe tatime gjatë këtyre gjashtë muajve? Ku kanë shkuar 50 milionë dollarët e kontrabandës gjigante të cigares, rreth 800 ton në gjashtë muaj? Kush mban përgjegjësi?
Sërish i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë pa humbur kohë kontrabandën e cigareve dhe të çojë para drejtësisë autorët nga i pari tek i fundit. Në dijeninë tonë një shtet fqinj ka ofruar prova në lidhje me këtë kontrabandë. Kush i mban? Kush i fsheh? Në cilat sirtarë janë bllokuar këto dokumente?
Muaj më parë kemi denoncuar kontrabandën kolosale të naftës virgin në sasi prej qindra mijëra tonë që hyri në Shqipëri me dokumente të falsifikuara sikur do ta çonin në rafineritë e naftës, ndërsa në fakt e hodhën në tregun e shitjes me pakicë, duke e përzier me karburantin që tregtohet për qytetarët që kanë në zotërim një  automjet. Dëmi i kësaj kontrabande ishte i shumëfishtë.  Miliona  euro  dëme për arkën e shtetit, mijëra e mijëra automjete të qytetarëve të dëmtuara nga cilësia e keqe e naftës së përzier, impakt shumë negativ në cilësinë e ajrit dhe mjedisit.
Hetimi dhe ndëshkimi ligjor i këtij krimi të përbindshëm duhet të përfshijë gjithë rrjetin kriminal që e ka mundësuar, që nga komanduesit, kontrabandistët dhe shpërndarësit; është një imperativ për organet e drejtësisë, për të rikthyer besimin në forcën e ligjit, për të vënë në vend të drejtat e goditura hapur apo në mënyrë tinëzare të qytetarëve nga xhepat e të cilëve janë zhvatur miliona sepse kanë paguar si naftë të cilësisë së pare, naftën kallpe. Pse zvarritet ky hetim, pse mbahet i bllokuar, nga kush dhe përse? Prokuroria ka gjithë mbështetjen e opozitës dhe publikut për t’i shkuar në fund këtij hetimi, pa u ndalur para asnjë pengese.
Në dritën e shifrave të frikshme të vjedhjes dhe kontrabandës në tatim dogana nga njëra anë dhe rritjes së deficitit në raport me të ardhurat e planifikuara në anën tjetër, kryeministri ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit. Tinëzisht, pa bujë, pa transparencë, vjedhurazi nga sytë e publikut, hajdutçe.
Do të heqin nga buxheti investime në rrugë e shkolla, spitale e çerdhe, sepse paratë me të cilat do të ndërtoheshin janë vjedhur. Do të heqin nga buxheti kompensimin e shtresave në nevojë, dëmshpërblimin e pronarëve dhe të përndjekurve, sepse paratë me të cilat do të paguheshin ata, janë vjedhur.
150 milionë dollarët që ju vodhën shqiptarëve në tatime dhe dogana nuk do të mund të hyjnë në arkën e shqiptarëve. Nuk do të kthehen në shkolla, rrugë, rroga, ndihmë ekonomike, kompensim për të përndjekurit dhe pronarët, rritje pensionesh, rimbursim ilaçesh.
Sepse i kanë vjedhur për vete, i kanë bërë shuka shuka në dyshekët e korrupsionit të zuzarëve dhe zuzarëve të Ilir Metës dhe Edi Ramës, i kanë bërë apartamente, vila, hotele, konto bankare. Ndonjë cironkë herë pas here prangoset për sy e faqe të publikut por balenat, fokat dhe derrat e korrupsionit nuk i gjen asgjë, ata drekojnë e darkojnë me klientelën e tyre të hajdutëve dhe evazionistëve e planifikojnë pushimet e verës në resortet luksoze të botës. Ndërkohë që shqiptarët zhyten në borxhe për bukën e gojës, për faturat e energjisë dhe për të nxjerrë pasaportat e kurbetit.
Kjo është skema.
Rritën taksat dhe tarifat. Rritën akcizat. Dhe çfarë ndodhi: u rritën çmimet. U rrit varfëria. U rit mjerimi dhe papunësia. Nga ana tjetër, po falimenton masivisht biznesi i vogël dhe po tkurret ai i mesëm dhe i madh. Investimet e huaj afër zeros. Kredia për investime të brendshme në pikiatë.
Rritën taksat akcizat dhe tatimet dhe çfarë po ndodh. Të ardhurat bien. Sepse është rritur kontrabanda, evazioni dhe korrupsioni.
Me këto para po vënë pasuri përrallore qeveritarët dhe klientët e tyre. Po kapen Institucionet. Po blihen zgjedhjet.
Këto janë betejat e mëdha të ekonomisë dhe demokracisë. Nuk ka ekonomi pa konkurrencë të ndershme. Kontrabanda dhe evazioni janë armiqtë e konkurrencës së ndershme. Nuk ka rritje pensionesh dhe pagash me hajdutërinë në sistem. Nuk ka zgjedhje të lira pa prerë burimin e parave që hidhen për blerjen e votës. Nuk ka shtet normal me krimin, korrupsionin dhe kontrabandën në sistem.
Ne kemi shpallur luftë frontale me këto fenomene  shkatërrimtare dhe nuk do të ndalemi deri në fund. Bashkë me qytetarët shqiptarë, me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë amerikanë dhe europianë  do t’ia dalim  t’i mundim.  Para se regjimi i krimit dhe korrupsionit të ulë në gjunjë Shqipërinë.
Për këtë arsye Rama-Meta goditën dhe zhbënë standardet demokratike zgjedhore. Çdo ditë dalin në dritë fakte të reja që u shtohen fakteve dhe shqetësimeve të shprehura tashmë në raportin kritik paraprak të OSBE/ODHIR. Këto janë zgjedhje që morën ndërkombëtarisht damkën e blerjes masive të votës, të blerjes dhe sekuestrimit të kartave të identitetit, duke u hequr “de fakto” shtetasve të drejtën  kushtetuese për të zgjedhur.
Këto janë zgjedhje ku numri mesatar i zgjedhësve në bashkitë e fituara  mes një mali me pengesa nga opozita është afro 48 mijë për kryetar bashkie, krahasuar me afro 18 mijë për kryetar bashkie si mesatare në bashkitë e fituara nga dyshja Rama-Meta, produkt i qëllimshëm nga qeveria për të siguruar  paraprakisht, pa shkuar akoma në zgjedhje, një avantazh elektoral përmes hartës së re të ndarjes administrative, të denoncuar prej nesh si hartë e fitores në tavolinë me salamandra elektorale.
Këto janë zgjedhje në të cilat Rama-Meta braktisën dekriminalizimin dhe shtuan kriminelët në pushtet; në vend të dekriminalizimit të jetës parlamentare, ashtu siç ramë dakord  në marrëveshjen e 24 Dhjetorit  të vitit të kaluar dhe siç kërkuan me forcë të pazakontë miqtë tanë amerikanë dhe europianë, dyshja shkoi përpara me kokëfortësi drejt kriminalizimit të pushtetit vendor përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish.
Këto janë zgjedhje të kapura që me rezultatin e manipuluar në shumë fragmente të procesit dhe territorit, dhanë për grupe të tëra shoqërore mesazhin e përkeqësimit dhe vrasjes së mëtejshme të shpresës.
Kjo duket qartë në rekordin e ri të numrit të  azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani në muajin qershor. Plot 5932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend. Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4922 dhe në prill 4794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, përsa u përket kërkesave për azil, shqiptarët vazhdojnë të renditen të dytët pas Sirisë. Dhe në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, tendenca është në rritje.
Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.
Kjo është një dramë kombëtare që vjen dhe thellohet pas zgjedhjeve të 21 qershorit duke u vënë atyre një tjetër njollë si zgjedhje që nuk hapën, por mbyllen perspektiva.
Por, të mos harrojmë për asnjë çast: këto zgjedhje, edhe pse të kapura me njëmijë fije nga qeveria oligarkike, edhe pse të kriminalizuara, dhanë megjithatë një mesazh të madh dhe shumë kuptimplotë për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Shumica humbi mbi 250 mijë zgjedhës përgjatë dy viteve të para të qeverisjes dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar; Partia Demokratike dhe opozita kanë rritur ndjeshëm përqindjen e votave në krahasim me vitin 2013 dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar gjithashtu. Ky është mesazhi qerndor që kanë mundur të japin zgjedhësit shqiptarë me gjithë dhunimin dhe shtetrrethimin e paprecedent të zgjedhjeve nga regjimi.
Tre janë sfidat e mëdha ekzistenciale, me të cilat ballafaqohet demokracia sot dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë: krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Partia demokratike, opozita dhe unë personalisht jemi të vendosur për betejat që na presin, duke nisur së pari me dekriminalizimin. Nuk mund të ketë integrim europian të vendit me kriminelë deputetë apo kryetarë bashkish.
Në Komisionin për dekriminalizimin do të riparaqitet brenda korrikut drafti i propozimeve tona për të nxjerrë jashtë institucioneve publike shqiptare dhe për të ndaluar njëherë e përgjithmonë kandidimin e personave me rekorde të tmerrshme kriminale.
Për problemin madhor të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kam kërkuar nga miqtë tanë që në bazë të raporteve fillestare dhe përfundimtare të OSBE-ODHIR dhe Këshillit të Evropës të rikthejmë në vëmendje të institucioneve europiane domosdoshmërinë për të vepruar si në rrafshin legjislativ dhe institucional, edhe në rrafshin politik për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo dyshe, nga kjo mazhorancë në 21 Qershor. Askush nuk duhet të ketë më as më të voglin iluzion se në Shqipëri mund të mbahen të tjera zgjedhje pa çmontuar më parë instrumentet e kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Dhe së treti,  për luftën ndaj korrupsionit i cili është i lidhur me krimin dhe me zgjedhjet e kapura, me  150 milion dollarë që i mungojnë doganave dhe tatimeve të shtetit, një pjesë e të cilave padyshim janë përdorur për të blerë masivisht votat në procesin e 21 Qershorit, nuk jemi mjaftuar e nuk do të mjaftohemi të denoncojmë, por do të bëjmë  gjithçka kemi në dorë për ta atakuar korrupsionin me forcën e ligjit dhe institucioneve të drejtësisë, dhe me forcën e sovranit që është humbësi më i madh nga ky korrupsion.
Këto janë problemet. Këto janë betejat. Të thirrur në këtë betejë janë jo vetëm demokratët dhe opozitarët por të gjithë ata që ndajnë me ne dhe besojnë si ne në vlerat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të gjithë shqiptarët që pavarësisht bindjeve politike nuk mund e nuk do të pranojnë kurrë inkriminimin e pushtetit. E pra në këtë këndvështrim ne jemi shumica.
Madje shumica dërrmuese. Në parlament le të kumbojë zëri juaj si përfaqësues të kësaj shumice. E le të bëhemi gati që fuqia e zërit të kësaj shumice të oshtijë në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona duke nisur që nga kjo vjeshtë e pa kthim, pa kthim deri në pranverën shqiptare të mposhtjes së oligarkisë dhe regjimit të krimit e korrupsionit dhe rivendosjen e themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Previous Post

VIDEO/ Terroristët islamikë tregojnë si do të pushtojnë Ballkanin, nga Serbia në Shqipëri

Next Post

Greqi, dorëhiqet edhe zv.ministrja e Financave: Marrëveshja përkeqësim i gjendjes me firmën tonë

admin

admin

Next Post
Greqi, dorëhiqet edhe zv.ministrja e Financave: Marrëveshja përkeqësim i gjendjes me firmën tonë

Greqi, dorëhiqet edhe zv.ministrja e Financave: Marrëveshja përkeqësim i gjendjes me firmën tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.