Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur sot pranë zonës së 21-dhjetorit në Tiranë. Një vajzë 20-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit. Sipas të dhënave paraprake, shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë dashuria për një vajzë, e cila nuk i përgjigjej ndjenjave të 20-vjeçares. Para se të hidhej nga pallati, viktima kishte lënë një letër ku thuhej se vendosi t’i japë fund jetës për dashurinë e pakthyer.












