Një person i maskuar ka hyrë në një Wester-Union në Lushnje duke vjedhur shumën prej 4 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Loni Dhamo dhe menjëherë pas verifikimit të ngjarjes, Policia e Lushnjes arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar, shtetasin Ersant Dervishi, 26 vjeç nga fshati Karbunarë i Lushnjes. Autori kishte vendosur skafandër motorri në momentin që kreu vjedhjen në një dyqan Wester-Union, ndërsa kjo nuk ishte vepra e tij e parë penale, pasi autori është dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë.












