Sektori Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Cërrikut arrestuan Erdiol Çelaj. 27-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, u arrestua në Cerrik. Gjykata e Genovës në Itali kishte lëshuar urdhër arresti për të riun, nën akuzë për trafikimin e kokainës.












