Ministria e arsimit publikoi sot strukturën për vitin e ri shkollor 2015-2016. Në këtë strukturë është përcaktuar fillimi dhe mbarimi i vitit shkollor për arsimin bazë, të mesëm si edhe arsimit profesional, si edhe datat e provimit të lirimit dhe Maturës Shtetëore. Kështu arsimi bazë fillon vitin e ri shkollor në datën 14 shtator 2015 dhe e mbyll në datën 10 qershor 2016, arsimi i mesëm e fillon po në datën 14 shtator dhe përfundon më 17 qershor 2016, ndërsa maturanët e përfundojnë shkollën në datën 3 qershor pr t’u përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore.
Përsa i përket provimeve të lirimit për klasat e nënta, MAS ka caktuar periudhën 11-30 qershor 2016 për zhvillimin e tyre, ndërsa provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 4-30 qershor.
Edhe arsimi profesional është përcaktuar nga MAS të fillojë më 14 shtator 2015 dhe do të përfundojë sipas klasave të caktuara, ndërsa është caktuar edhe periudha e provimeve për to.











