Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Tiranës, i shpallur në kërkim nga policia italiane për pronografi me të mitur. Gjatë operacionit të koduar “Pedofili 2”, u arrestua shtetasi Ahmet Dedej, 68 vjeç nga Vora, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua me qëllim për t’u ekstraduar në shtetin italian. Gjykata e Salermos nxorri më 22 maj 2015 urdhër arresti ndaj A. Dedej pasi dyshohej për veprën penale “Krime seksuale me një vajzë nën moshën 14 vjeç”. Nga hetimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve policore italiane dhe shqiptare rezultoi se i dyshuari Ahmet Dedej ka ngacmuar, abuzuar seksualisht dhe prodhuar materiale pornografike më të mitur, nëpërmjet Internetit.











