Një 30-vjeçar nga Levani është përplasur për vdekje nga një automjet gjatë kohës që po kalonte në këmbë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Mësohet se Përparim Shehu është goditur nga mjeti tip “Benz” me targa AA 008 KY mesditën e sotme në qendër të Levanit.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Lokali Portokallja” pranë Levanit.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Nga ana e saj, mësohet se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës tip “Benz”, 55-vjeccari nga Tirana me inicialet M. N., ndërsa viktima është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.










