• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon penalisht drejtuesit e tatimeve në Elbasan e Berat, për dëm ekonomik mbi 1.4 milionë euro

admin by admin
18 July, 2015
in Ekonomia
0
KLSH kallëzon penalisht drejtuesit e tatimeve në Elbasan e Berat, për dëm ekonomik mbi 1.4 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I shkaktuan shtetit mbi 1.4 mln euro dëm ekonomik, KLSH kallëzon penalisht Kreun e Tatimeve në Berat, si dhe dy ish-drejtorë në Elbasan me akuzën për “shpërdorim detyre”.
Në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve Elbasan dhe Berat, KLSH ka konstatuar të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit për të dy institucionet në shumën rreth 147 milionë lekë ose mbi 1 milion euro dhe dëm ekonomik në DRT Berat rreth 59 milionë lekë ose mbi 421 mijë euro.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013 – 2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore me kërkesat e kuadrit rregullator në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore në procesin e realizimit të të ardhurave tatimore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Konkretisht

I. Në DRT, Elbasan, nga auditimi rezultoi:
1. Nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan, lidhja e marrëveshjeve për shlyerjen e borxhit tatimor me subjektet tatimpagues është bërë jashtë afatit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, kjo si rezultat i konfliktit që ekziston midis pikave 77.2, 77.3.1 dhe 89 të Udhëzimit sa më sipër.
2. Të ardhura të munguara, në total në shumën prej 142,140,306 lekë, të krijuara për shkak se:
2.a. Nga inspektorët e kontrollit operacional nuk janë aplikuar penalitete për veprime e aktivitet jo në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ndaj 52 subjekteve në shumën prej 112,740,306 lekë;
2.b. Nga inspektorët e kontrollit në terren nuk janë aplikuar penalitete sipas ligjit për konstatimet që nuk përputhen me kërkesat ligjore, të evidentuara gjatë kontrolleve në terren, në 95 subjekte në shumën prej 28,760,000 lekë;
2.c. Për 27 subjekte nuk janë aplikuar penalitete në shumën prej 640,000 lekë, për mosdhënie informacioni tatimor administratës tatimore në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 126.
3. Nga auditimi u konstatuan gjithashtu mospërputhje të veprimtarisë me kërkesat e kuadrit rregullator në fuqi në lidhje me: (i) plotësimin dhe mbajtjen e evidencave mbështetëse dhe regjistrin e tatimpaguesve, (ii)dokumentacionin në dosjet e tatimpaguesve, (iii)kontrollet për verifikimin e ambienteve ku ushtrohet aktiviteti për efekt të deklarimit dhe pagesës së tatimit në burim për qerat, -kontrollin tatimor dhe atë në terren, -funksionimin e kontrollit të brendshëm, -bashkëpunimin me DRT e tjera të administratës tatimore dhe me të tretët.

II- Në DRT Berat, nga auditimi u konstatua:
1. Dëm ekonomik në shumën prej 58,796,460 lekë. për shkak se:
1.a. Nga auditimi i marrëdhënieve të DRT Berat me Degët e Thesarit në këtë rajon, rezultuan 18 subjekte të biznesit që nuk kishin deklaruar të ardhurat duke shmangur detyrimet tatimore në shumën prej 5,131,156 lekë;
1.b. Nga auditimi i raporteve të kontrollit tatimor rezultuan 43 subjekte që kanë shmangur detyrimet tatimore në shumën prej 45,142,131 lekë;
1.c. Nga auditimi i procedurave të ndjekura nga Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave Tatimore dhe Kontabilitetit rezultuan shkelje të procedurave si dhe fshehje dhe shmangie nga pagimi i detyrimeve tatimore në 805 raste, në shumën prej 8,523,173 lekë, për veprime jo në përputhje me kërkesat e neneve 126, 116.1 dhe 117 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe neneve 30.5, dhe 33.1, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar.
2. Të ardhura të munguara në shumën prej 4,805,000 lekë, për shkak kryesisht se nuk janë regjistruar dhe kontabilizuar penalitete të vendosura nga DRT Berat në 39 subjekte të biznesit, të cilat ushtrojnë aktivitet në territorin që mbulon ky institucion por që janë të regjistruar në DRT Tiranë dhe Fier, për shkelje të ndryshme në raport me kërkesat e ligjit 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
3. Gjithashtu, nga auditimi i Raporteve të Kontrollit Tatimor të DRT, Berat, u konstatua se nga subjektet e biznesit janë mobilizuar fonde nga individë të ndryshëm për qëllim të biznesit në formë huaje pa vërtetuar prejardhjen e tyre, burimin e krijimit dhe mënyrën e marrjes pasi nuk kanë kaluar fondet nëpërmjet sistemit bankar apo nëpërmjet kontratave ligjore të huamarrjes dhe kreditimit.
Ky fenomen është konstatuar dhe nga auditi i brendshëm i DPT i cili i ka kërkuar nëpërmjet rekomandimeve, DPT dhe DRT Berat, marrjen e masave për të kërkuar nga subjektet dokumente që vërtetojnë burimin e fondeve të marra në formë huaje.
DPT dhe DRT Berat nuk kanë marrë masa të mëtejshme në vlerësim të rekomandimeve të Auditit të Brendshëm, për rikontroll dhe investigim të mëtejshëm të këtyre rasteve si dhe nuk kanë adresuar problemin tek institucionet e ngarkuar me ligj si Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, në bazë të kërkesave të nenit 18.1 të Ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, dhe kërkesave të nenit 5.1/2 të Udhëzimit nr. 16, datë 16.02.2009 të Ministrisë së Financave “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe për të luftuar financimin e terrorizmit në sistemin e tatim-taksave”, duke krijuar në këtë mënyrë, me veprime e mosveprime, mundësinë që individë të ndryshëm të përdorin subjektet e biznesit për të futur në rrugën e legalizimit fonde më burime të paligjshme të krijimit, me qëllim pastrimin e tyre.
Në bazë të Raporteve të Auditimit, Kryetari i KLSH, me Vendimin nr. 60, datë 30.06.2015, për përmirësimin e punës në të ardhmen i ka rekomanduar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve(DPT) dhe Ministrisë së Financave propozim për një ndryshim në pikën 77.2 të Udhëzimit të Ministrise se Financave nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar; i ka rekomanduar DRT, Elbasan marrjen e 8 masave organizative, 15 masave disiplinore dhe 6 masave me qëllim kërkimin për shpërblimin e dëmit në shumën prej 142,140,306 lekë, si të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit.
Me Vendimin nr. 61, datë 30.06.2015, Kryetari i KLSH, me qëllim përmirësimin e punës në të ardhmen, i ka rekomanduar DRT, Berat marrjen e 10 masave organizative, 2 masave disiplinore për largim nga shërbimi civil dhe 11 masave të tjera disiplinore, marrjen e 6 masave për kërkimin për shpërblimin e dëmit në shumën prej 4,805,000 lekë, si të ardhura të munguara dhe në shumën prej 58,796,460 lekë si dëm ekonomik ndaj Buxhetin të Shtetit, si dhe ka rekomanduar bashkëpunim institucional midis DRT Berat dhe DPT me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, me qëllim instalimin e komunikimit institucional ndërmjet tyre.
Po ashtu, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin e DRT Berat G. G. dhe ish-Drejtorët e DRT Berat M.D dhe T.M., per konsumimin e elementëve te veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi kane lejuar miratimin në bilancet e subjekteve te shumave të konsiderueshme monetare në lidhje me hua të marra nga subjekte të tjera jashtë procedurave normale ligjore dhe për të cilat nuk është bërë asnjë deklarim nga ana e strukturave përkatëse të DRT te Beratit, si dhe janë favorizuar subjekte tatimpaguese në zhbllokimin e llogarive bankare, për të cilat DRT Berat kishte vendosur më parë bllokimin e tyre. KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse lidhur me këtë kallëzim penal.

Previous Post

Greqia në vjeshtë njeh Kosovën!

Next Post

Austarlia do të vrasë 2 milonë mace

admin

admin

Next Post
Austarlia do të vrasë 2 milonë mace

Austarlia do të vrasë 2 milonë mace

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.