Disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit më ujë të pijshëm, deri në rregullimin e plotë të një defekti në stacionin e pompimit në Bërxullë si dhe 3 stacione të tjera më të vogla.
UKT njofton qytetarët se për shkak të një defekti elektrik që është duke u riparuar nga OSHE, kanë dalë jashtë pune stacionet e pompimit në Bërxullë si dhe 3 stacione të tjera më të vogla.
Për pasojë UKT njofton se do të ketë një kufizim te furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës që janë: Zona e Kombinatit, lagja Sharrë, Unaza e Re, Yzberisht dhe Fushë Mëzez.
Situata pritet të normalizohet pas riparimit te defektit nga OSHE.












