Është kapur një tregtar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas . Shtetasi Gerhard Agolli u ndalua nga policia në aeroport me 10 mijë € dhe 7.500 $ të padeklaruara teksa po largohej jashtë Shqipërisë. Pasi zbuluan paratë e padeklaruara gjatë kontrollit në kufi , policia nisi procedimin në gjendje të lirë ndaj tij. Nërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.











