Gjatë monitorimit të burgjeve për vitin 2014, është konstatuar se në burgjet shqiptare ka një mbipopullim deri mbi 40% të kapaciteteve. Në këto kushte, të burgosurit janë të detyruar të flenë në tokë me turne. Këto të dhëna janë publikuar sot nga Mekanizmi për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit.
Sipas konstatimeve të këtij institucioni, në burgje ka deri në 1500 persona mbi kapacitetet e lejuara. Ky është një problem i cili haset veçanërisht në institucionet e paraburgimit te Jordan Misja, Krujë, Rrogozhinë, Elbasan, Berat, Drenovë, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Durrës e Lezhë.
Mbipopullimi në burgje nuk është problemi i vetëm që është konstatuar nga Mekanizmi për Parandalimin e Torturës. Po ashtu, ky institucion ka vënë në dukje moszbatimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetsisë dhe asaj të Drjetësisë për të ngritur një institucion të posaçëm për të burgosurit me probleme mendore.












