Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Sirinxhi, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Më 11 shkurt të këtij viti, 30-vjeçari nga Gramshi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën 13 vjeçare, E.T. Vetë e abuzuara deklaroi në polici se ka kryer dy herë marrëdhënie me të akuzuarin në banesën e tij. Gjykata e Elbasanit dënoi Erjon Sirinxhin me 17 vjet burg mbi bazën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” e kryer më shumë se një herë.











