Njëra prej disa fotove të shpërndara sot në “Facebook” nga LSI, tregon Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Nesim Spahiu, kryetarin e bashkisë së Skraparit si dhe ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Të tre këta, janë fotografuar ndërsa hynë në bashkinë e Skraparit, në ceremoninë e konstituimit të kryebashkiakut, të porsakonfirmuar nga zgjedhjet e fundit vendore të 21 qershorit 2015.
E veçanta e kësaj foto është etiketimi i tre personazheve të saj, ku Ilir Meta etiketohej si “hajduti floririt, kryebashkiaku i Skraparti Nesim Spahiu si “çiraku hajdutit” dhe ministri Nasip Naço, etiketohet si “lojtari hajdutit”…












