Tre persona në Fier u përfshinë në një sherr të dhunshëm, i cili përfundoi më plagosjen e dy prej tyre.
Policia arrestoi një 35-vjeçar pasi tentoi të vrasë me thikë A. Q., 45 vjeç dhe F .K., 33 vjeç. Këta u dërguan në spitalin e qytetit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi një thikë me dorezë druri, një shkop druri dhe mjetin tip “Ford Mondero” pa targë, të cilin e kishte përdorur i arrestuari.












