Policia në Tepelenë ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 48 kg marijuanë. Ajo ka mundur të arrestojë dy persona për trafik lëndësh narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit Daut dhe Artur Çaushi, at e bir. Lënda narkotike e llojit marijuanë është gjetur në banesën e të arrestuarve, në fshatin Kamçishtë të Tepelenës.












