Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldren të Lezhës. Të dhënat paraprake nga policia raportojnë se në aksident janë përfshirë dy makina e për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Sipas policisë të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, ndërsa një djalë 12 vjeç është në gjendje më të rëndë. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë disa shtetas kosovarë.












