Policia e Lezhës nisi procedimin penal ndaj shtetasit F.G për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Procedimi penal ndaj 40-vjeçarit, banues në fshatin Gjadër të Lezhës, nisi pasi ai po ndërtonte në banesën e tij ekzistuese një çati të re, pa lejen e organeve vendore. Materialet nga hetimet paraprake i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.











