Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Pas një viti hetimesh, dosja Fullani do të dërgohet në Gjykatë javën e ardhshme. Mbi Ardian Fullanin rëndon akuza për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Gjithashtu, Fullani akuzohet për tenderat e rikonstruksionit të BSH dhe hotel “Dajtit”. Të hënën thuhet se do t’i komunikohet akuza, ndërsa nuk dihet me siguri nëse do të paraqitet në seancë. Aktualisht, Fullani ka masën e detyrimit të paraqitjes.












