Një operacion antidrogë është zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku janë arrestuar të paktën 18 persona dhe është konfiskuar një sasi heroine.
Burime policore lokale bëjnë me dije se operacioni i koduar me emrin “konvikti” është zhvilluar në afërsi të shkollës “Demokracia” të qytetittë Korçës. Operacioni i policisë ishte i koduar me emrin “konvikti”, pasi në ndërtesën ku u gjet heroina jetojnë familje të pastreha.
Ende nuk ka një informacion të saktë lidhur me sasinë e heroinës së konfiskuar dhe identitetet e personave të arrestuar.












