Një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është mbytur në ujërat e Sarandës.
Viktima është Leonard Brahimllari nga Tirana.
Mësohet se i riu ndodhej me pushime së bashku me disa shokë në bregdetin e Sarandës. Ai është mbytur në det teksa po lahej në Plazhin e Ri.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është transportuar në spitalin rajonal të Sarandës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.











