Një i ri 21-vjeçar shqiptar, është gjetur i masakruar në Larisa, qytet në Greqi ku i riu jetonte me familjen e tij.
Mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari është qëlluar me armë nga një distancë e afër dhe më pas autorët e dyshuar, kanë djegur për të fshehur gjurmët. Policia helene e gjeti trupin e të riut nga Shqipëria në një zonë të pabanuar në Larisa.
Familja e 21-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, ishte në ankth prej ditës së premte kur kishte humbur çdo kontakt me të.
Policia greke thotë se është duke hetuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa deri më tani mediat nuk japin asnjë pistë të mundshme për vrasjen.











