Një i ri në Korçë ka dhunuar babain e tij, duke e goditur me grushte në fytyrë. 27-vjeçari me iniciale E.Z ka goditur në banesën e tij babain me iniciale B.Z, 58 vjeç. Policia arrestoi të riun për ushtrim dhune në familje.
Në qarkun e Korçës janë evidentuar edhe dy ratse të tjera të ngjashme, edhe pse jo në familje. Policia e Korçës ka mundur të arrestojë dy të rinj, të cilët në raste të veçanta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj personave të tjerë. Rrethanat e dhunës së ushtruar kanë qenë konflikte të çastit.












