Një tjetër minator ka humbur jetën paraditen e së hënës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ambientet e minierës së Bulqizës.
Autoritetet lokale njoftojnë se minatori dyshohet të jetë zënë poshtë nga një masiv dheu.
Nga të njëjtat burime mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e parë minerare.











