Shtëpia e deputetit të PD-së, Arben Ristani në Gjirin e Lalzit është grabitur. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp që ka bërë Policia e Durrësit. Sipas saj, banesa e Ristanit është vjedhur me thyerje gjatë orëve të vona të natës. Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët. Në njoftimin e policisë thuhet se po kryhet një hetim i plotë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është vjedhur nga shtëpia e deputetit Ristani.











