Polici Alexander Kosopalov nga Rusia, u bë një hero kombëtar, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar 300 fëmijë.
Kosopalov ishte në detyrë në një kolonë prej nëntë autobusëve të mbushur me plotë fëmijë, transmeton TetovaSot.
Teksa ata udhëtonin, makina e cila ishte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe shkoi në drejtim të autobusëve.
Për fat të mirë Kosolapov me makinën e policisë u përplas qëllimisht me makinën e cila kishte humbur kontrollin, për të shmangur fatkeqësinë e madhe.
Polici është gjallë, por në gjendje kritike në Spitalin e qytetit Abakan me lëndime të rënda të shumta. Kjo ishte një ‘mrekulli’ që ai nuk humbi jetën.
Shoferi i makinës tjetër dhe katër pasagjerët, në mesin e tyre është edhe një fëmijë 10 vjeçar, gjithashtu u plagosën dhe janë në spital.












