Dy persona janë plagosur rëndë pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës. Një motorçikletë ku udhëtonin një çift është përplasur nga një automjet, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Për pasojë, janë plagosur dy bashkëshortët, N. M, 70 vjeç dhe L. M, 60 vjeçe nga Shkodra.
Drejtuesi i automjetit që përplasi çiftin është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Ndërkohë dy të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës për shkak të plageve serioze që kanë marrë në trup.











