Kafja mund t’i mbrojë gratë nga kanceri i gjirit. Ky përfundim është rezultat i një studimi që kanë kryer shkencëtarët suedezë. Për dy dekada, ata kanë analizuar të dhëna nga më shumë se 40 mijë gra, që kanë regjistruar sa herë kanë pirë kafe ose çaj.
Po ashtu, ata kanë regjistruar se sa herë gratë kanë marrë kafeinë në ushqime të tjera. Rezultati i studimit ishte se gratë që konsumojnë pesë ose më shumë tasa me kafe në ditë, kanë 19 përqind më pak shanse që të preken nga kanceri i gjirit.
Sipas shkencëtarëve, arsyeja se përse kafeina mund të mbrojë gratë nga kanceri i qëndrimit qëndon në faktin se kafja përmban antioksidantë, që mbrojnë trupin nga dëmtimi i qelizave, që sjell kancer.












