Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme ndaj azilkërkuesve shqiptarë, shteti gjerman do të konkretizojë kthimin e tyre ë Shqipëri.
Ambasada gjermane në vendin tonë përmes një njoftimi për mediat bën me dije se nesër do të riatdhesohen grupi i parë prej 70 shtetasish shqiptarë.
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri bënë me dije se në orën 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer.
Të kthyerit pritet tu dorëzohen autoriteteve shqiptare.
Ky është grupi i parë në një numër kaq të madh i kthyer nga shteti gjerman, pasi me 23 korrik u riatdhesuan 8 shtetas.












