• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akuzat për favorizim bëjnë pis tenderin e lavanterisë në QSUT

admin by admin
29 July, 2015
in Kronika
0
Akuzat për favorizim bëjnë pis tenderin e lavanterisë në QSUT
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Prokurimit Publik dhe Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza janë vënë në qendër të akuzave se po favorizojnë një kompani me ofertë më të lartë ekonomike në tenderin prej 1.1 miliardë lekësh të shërbimit të lavanterisë.
“Kam dy ditë që jam shtruar në spital, por s’kanë ardhur të më ndërrojnë çarçafët. Jastëku nuk ka këllëf fare,” thotë Mira, një grua që vuan nga diabeti, e shtruar pranë Shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT..
“I thashë infermieres të më sillte, por më tha ’se nuk kishte’,” shton ajo.
Një tjetër pacient që ka kryer një operacion nëpavijonin e kirurgjisë sëpërgjithshme ka tënjëjtën ankesë.
“Çarçafët na i ndërrojnë një herë në tre ditë,” shprehet burri rreth të 60-ave.
“Unë jam i operuar dhe kam nevojë për higjienë, sidomos këto ditë që është vapë, por s’kemi ç’të bëjmë,” ankohet ai.
Sipas një urdhri të lëshuar nga drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, sanitaret në pavijonet e këtij spitali mund t’i ndërrojnë shtretërit vetëm dy herë në javë.
Ndërrimi më i shpeshtë, sipas urdhrit mund të kryhet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me aprovimin e shefit të shërbimit përkatës.
Kjo situatë e paprecedentë në QSUT ka ardhur pas dështimit të një tenderi afatgjatë për shërbimin të lavanterisë për më shumë se një vit, si dhe padisë penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, për shkelje të barazisësë pjesëmarrësve në një tender afatshkurtër për të njëjtin shërbim.
Dy nga kompanitë pjesëmarrëse akuzojnë autoritetin kontraktues se ka vendosur standarde kualifikuese në tender që favorizojnë një operator të vetëm, A.G.S Sh.p.k.
Kontaktuar nga BIRN, Drejtoria e QSUT tha që nuk mund të komentonte mbi tenderin në fjalë, për shkak të padisë në prokurori nga KLSH.
“Duke qenë se për këtë procedurë ka nisur një kallëzim në organet kompetente për arsye të procedurave që lidhen me këtë çështje, jemi në pritje të konkluzioneve përkatëse nga organet kompetente,” tha QSUT nëpërmjet një njoftimi të shkruar.
Ndërkohë, A.G.S Sh.p.k hodhi poshtë akuzat e kompanive të tjera si të motivuara nga konkurrenca dhe të pabazuara në fakte.

Tenderi i debatueshëm

Në 11 dhjetor 2014, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza – spitali kryesor publik i vendit, çeli një tender me ‘procedurë të hapur mbi kufirin monetar’ për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë nëpavijonet e saj për një periudhë katër vjeçare. Fondi limit ishte 1.1 miliard lek (€7.92 milion).
Pas hapjes së tenderit, Komisioni i Prokurimit Publik, KPP, ka marrë një ankesë nga një kompani e quajtur Devis Sh.p.k, e cila kontestonte kriteret te veçanta të kualifikimit në tender si të panevojshme dhe jo të bazuara në ligj.
Sipas kompanisë,autoriteti kontraktor kishte vendosur kapacitete teknike dhe financiare shumë të larta, një numër të madh të të punësuarve apo licenca specifike ISO për konkurrentët në garë. Ankesa e Devis Sh.p.k në pjesën e saj më të madhe është hedhur poshtë nga KPP.
Dy muaj më vonë, në datën 16 shkurt 2015, komisioni i vlerësimit të ofertave në QSUT ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Tre operatorë dhe tre bashkime operatorësh ekonomikë kanë dhënë gjashtë oferta për tenderin shumë milionësh, që shkonin në minimale sa gjysma e fondit limit e deri tek më i larti, shumë pranëfondit limit.
Respektivisht, bashkimi i operatorëve Ballkan Laundry Sh.p.k dhe Serv Hotel S.r.l ka bërë një ofertë prej 478 milion lekë; KLP Sh.p.k një ofertë prej 795 milion lekë; bashkimi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k me ofertë 881 milion lek; Neproma Serice Srl me ofertë881 milion lek; bashkimi i operatorëve Shpresa Sh.p.k dhe Servizi Sanitari Intergrali s.r.l me 998 milion lek dhe A.G.S Sh.p.k me ofertë 1.07 miliard lek.
Komisioni i vlerësimit të ofertave, KVO, ka skualifikuara ngagara bashkimin e operatorëve Ballkan Laundry dhe Serv Hotel s.r.l si dhe K.P.L Sh.p.k, duke renditur sipas ofertës më të ulët ekonomike operatorët ose bashkimin e operatorëve të tjerë.
Kundër vendimit të KVO-së, pasi është ezauruar edhe animimi tek autoriteti kontraktor, janë paraqitur dy ankesa në KPP.
Ankesa e parë është paraqitur nga bashkimi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company, me anë të të cilës kërkohej skualifikimi i Neproma Service S.r.l, sepse nuk plotësonte kriterin e kapacitetit teknik për mesatare të jo më pak se 60 punëtorë në tre vitet e fundit të operimit. Sipas ankesës, Neproma Services S.r.L kishte pasur mesatarisht vetëm 57.5 të punësuar.
Ankesa e dytë ka shkuar në KPP nga kompania A.G.S sh.p.k, me anë tësë cilës kërkohej skualifikimi i tre ofertave; ajoe bashkimit të operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k; Neproma Serice Srl dhe ofertën e bashkimit të operatorëve Shpresa Sh.p.k dhe Servizi Sanitari Intergrali S.r.l.
KPP ka pranuar të dy ankesat, si atë kundër Neproma Service Srl dhe ankesën e A.G.S Sh.p.k për skualifikimin e tre operatorëve që renditen në një pozicion më të mirë se ajo në tender.
Komisioni i Prokurimit Publik gjithashtu ka skualifikuar dhe vetë ofertën e ankimuesit, A.G.S Sh.p.k për mungesë dokumentacioni dhe me një vendim të datës 15 prill 2015, i ka kërkuar autoritetit kontraktor tëanulojë procedurën e tenderimit.
“Për këtë procedurë nuk mbetet më asnjë ofertë e vlefshme,” thuhet në vendim.
Kundër vendimit të KPP-së, në Gjykatën Administrative të Tiranës janë paraqitur dy padi nga Neproma Service Srl dhe Bashkimi i operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k.
Të dy operatorët kanë kërkuar në gjykatë gjithashtu sigurimin e padisë për të pezulluar deri në një vendim gjyqësor efektet e vendimit të KPP-së.
Në rastin e Neproma Service Srl, Gjykata Administrative e Shkallës së parë ka pranuar me vendim të datës 1 qershor sigurimin e padisë dhe pezullimin e vendimit të KPP-së. Kurse në rastin e bashkimit të operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k, Gjykata Administrative nuk e ka pranuar sigurimin e padisë. Çështja është apeluar.
Ndërkohë me datë 7 qershor, një javë pas vendimit të gjykatës administrative për pezullimin e vendimit të KPP-së, tenderi i lavanterisë rihapet nga Ministria e Punëve të Brendshme, si organ qendror blerës për kryerjen e procedurave të prokurimit.
Për të mbuluar nevojat për shërbim lavanterie, gjatë periudhës Janar-Prill 2015, QSUT ka hapur gjithashtu një tender të dytë me “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit,” me vlerë 94.2 milion lek. Pas zhvillimit të tijme 2 kompani pjesëmarrëse, fituesështë shpallur firma A.G.S Sh.p.k.
Megjithatë, përzgjedhje e A.G.S Sh,p,k, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit,KLSH, besohet t’i ketë shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 milion lekësh.
“Nga auditimi u konstatua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatimin e procedurës së tenderit për shërbimin e lavanterisë, ka skualifikuar padrejtësisht një operator që paraqiti ofertë më të ulët se operatori i shpallur fitues,” thotë KLSH nëpërmjet një njoftimi për shtyp në datën 7 maj.
“Me skualifikimin e këtij operatori ekonomik është shkelur barazia e pjesëmarrësve në tenderë publikë dhe është favorizuar subjekti fitues”, thuhet në njoftim. Për këtë rast, KLSH kallëzoi penalisht anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në QSUT.

Akuza për favorizim

Balkan Laundry, një ndërmarrje italo-shqiptare si dhe një nga kompanitë ofertuese në tenderin e QSUT-së, thotë se ishte e gatshme të mbulonte shërbimin e lavanterisë në QSUT me gjysmën e fondit limit të përcaktuar nga autoriteti kontraktor, por “kriteret e vendosura nga ky i fundit ishin të paarritshme”.
Drejtuesit e kompanisë pretendojnë se pavarësisht investimit modern prej miliona eurosh, kompania u skualifikua pasi ishte shumë e re në tregun shqiptar.
“Duke marrë parasysh tarifat që ne kemi për larjen e produkteve, blerjen e materialeve të buta (çarçafë), prodhimin e veshjeve të infermierëve dhe mjekëve, blerjen e materialeve të tjera ndihmëse, ne kemi bërë ofertë rreth 54 për qind më të ulët se fondi limit, por u skulifikuam sepse ishim të rinj në treg,” thotë administratori i shoqërisë, Arben Sharra për BIRN.
Sipas Sharrës, kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor favorizuan hapur firmën A.G.S shpk për të fituar tenderin, pasi i ‘shkojnë për shtat’ karakteristikave që ajo plotëson.
“Ky tender kërkon larjen e 2000 kg material në ditë. Teknologjia që ne kemi përdorur në fabrikën tonë është bashkëkohore dhe për të larë 3000 kg në ditë ne na duhet një numër punonjësish 8-12 vetë,” ai tha.
Sharra pretendon se kriteri për 60 punonjës në tender është i pabazuar nga enti prokurues dhe hedh dyshime se është vendosur për të favorizuar një kompani që ka një numër të tillë të të punësuarve.
“Ku është bazuar enti prokurues që vendos një specifikim prej ’60 punonjës’? I bazohet teknologjisë së vjetër që duhet të bëhet me dorë apo i shkon për shtat ndonjë firme tjetër që ka 60 punonjës?”shtoi Sharra.
Rezerva për kriteret e larta e të paarritshme pati edhe nga kompani të tjera që donin të merrnin pjesë në tender, si kompania “Devis” sh.p.k që ka depozituar një ankesë në KPP pas shpalljes së tenderit.
Një prej përfaqësuesve të kësaj firme i tha BIRN se kërkesat e tyre nuk u pranuan qëllimisht, për të favorizuar firmën A.G.S Sh.p.k për të fituar këtë tender.
“Për të plotësuar kriteret e larta të kërkuara nga autoriteti kontraktor ne bëmë bashkimin e katër kompanive dhe u futëm në tender”, thotë ai.
KPP vendos të pranojë kërkesën e kompanisë A.G.S sh.p.k e të skualifikojë këtë bashkim operatorësh nga gara.
‘Ky skualifkim ishte i padrejtë, pasi në kriteret e kërkuara nga autoriteti kontraktor nuk specifikohej që certifikatat ISO duhej t’i kishte secili prej operatorëve”, shprehen përfaqësues të kompanisë Devis shpk për BIRN.
Duke iu përgjigjur akuzave të operatorëve të tjerë, administratorja e kompanisë A.G.S, Alma Tafani u shpreh se kompania që ajo drejtonte kishte një eksperiencë të gjatë në treg dhe përmbushte standarde të larta.
“Përtej paragjykimeve, ju bëj me dije që kompania që unë përfaqësoj ka një aktivitet në këtë sektor prej 8-vitesh… me standarde shumë të larta në funksion të këtij shërbimi,” tha ajo.
“Theksojmëqë nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë lloj mundësie apo shansi për të ndërhyrë apo ndikuar në entet prokuruese,” shtoi Tafani.
Sa për paragjykimet dhe akuzat e kompanive të tjera, Tafani shtoi se: “gjëja më e lehtë kur të mungojnë standardet është të hedhësh baltë mbi tjetrin.”
Nga ana tjetër, KPP skualifikoi nga gara dhe kompaninë Neproma Service, pasi nga 60 punonjës që kërkoheshin nga QSUT për të kryer shërbimin, ajo kishte një numër mesatar prej 57.5 punonjësish gjatë tre viteve të fundit.
“Ne bëmë garën dhe dolëm barazim me bashkimin tjetër të operatorëve, por më pas i gjithë procesi u anulua,” thotë për BIRN Avni Lika, administrator i “Neproma Service S.r.l.
“S’po marrim vesh ç’po ndodh, por e kemi çuar në gjykatë çështjen,” shtoi ai.

 

 

Previous Post

Horoskopi 29 Korrik/ Yjet thonë për JU

Next Post

E folura me veten rrit shkathtësitë

admin

admin

Next Post
E folura me veten rrit shkathtësitë

E folura me veten rrit shkathtësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.