Policia e Shkodrës ka filluar sot aksionin e largimit t tregtarëve të duhanit nga rruga. Aksioni po zhvillohet në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës. Aksioni i policisë po zhvillohet për ata tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa liçensë. Ndërkaq, mes policisë dhe tregtarëve ka përplasje, pasi ata nuk pranojnë të largohen nga rruga.











